Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një rasti të dhunës në familje të raportuar në Komoran. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Burimi:
Bota Sot
