Bozhinovska në takim me Varns: Pavarësia energjetike është çelësi për

0%

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varns.

Fokusi kryesor i takimit ishte dinamika e realizimit të aktiviteteve aktuale të projekteve të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, harmonizimi i legjislacionit me standardet evropiane, si dhe planet dhe projektet e ardhshme në sektorin e energjisë.

Duke theksuar rëndësinë e projekteve strategjike në sektorin e energjisë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nicole Varns, vlerësoi përpjekjet e ministres Sanja Bozhinovska dhe të Ministrisë të orientuara drejt arritjes së pavarësisë energjetike të vendit, të cilat, siç u theksua, janë kyçe për krijimin e kushteve për një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministrja Bozhinovska gjatë takimit informoi për ecurinë e punimeve ndërtimore lidhur me realizimin e interkonektorit të gazit me Greqinë, i cili pritet të përfundojë gjatë vitit 2027. Gjithashtu, u diskutua edhe për lidhjen e gazit me Serbinë, realizimi i së cilës po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar.

Ministrja i vlerësoi këto dy projekte si strategjike, duke theksuar se ato do ta ndryshojnë panoramën energjetike në rajon.

Gjithashtu, temë e bisedës ishte edhe anëtarësimi zyrtar i Maqedonisë në Korridorin Vertikal të Gazit në muajin shtator, i cili është një nga iniciativat më të rëndësishme evropiane për diversifikimin e furnizimit me gaz natyror dhe forcimin e stabilitetit energjetik në Evropën Juglindore, Qendrore dhe Lindore, duke siguruar një pozicionim të qëndrueshëm të vendit tonë në kuadër të zhvillimeve globale.

“Investimi në sektorin e energjisë është investim në të ardhmen. Po punojmë me ritëm të përshpejtuar për realizimin e projekteve energjetike, por edhe për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave. Po lidhemi energjetikisht me rajonin, e përmes tij edhe me botën.

Përfitimet nga projektet që po realizojmë do të jenë të dukshme dhe konkrete, në dobi të qytetarëve dhe të shtetit”, deklaroi ministrja Bozhinovska gjatë takimit.

Burimi: Telegrafi