Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori dhe muzikanti Jared Leto ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale, të paraqitura në dokumentarin e ri të BBC-së, “Jared Leto: Hollywood’s Dark Secret”.
Në dokumentar, katër gra e akuzojnë 54-vjeçarin për sjellje kriminale me natyrë seksuale, duke pretenduar se ngjarjet kanë ndodhur kur ato ishin ende adoleshente. Në një deklaratë dhënë nga përfaqësuesi i tij, Leto i mohoi të gjitha akuzat, ka shkruar The Guardian. “Nuk kam sulmuar seksualisht askënd në të gjithë jetën time.
Këto pretendime janë plotësisht dhe kategorikisht të rreme”, thuhet në deklaratë ai. Sipas dokumentarit, një grua pretendon se u sulmua seksualisht në një motel kur ishte 17 vjeçe, ndërsa një tjetër thotë se Leto e kërcënoi me sulm seksual kur ajo ishte 19 vjeçe.
Një grua e tretë pretendon se aktori kishte marrëdhënie seksuale me të kur ajo ishte 17 vjeçe dhe se kishte shpërfillur faktin që mosha ligjore e pëlqimit në Kaliforni është 18 vjeç. Një tjetër akuzuese pretendon se Leto e manipuloi që kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, duke e kontaktuar vazhdimisht me telefonata me përmbajtje seksuale dhe duke i sugjeruar të kryenin marrëdhënie seksuale.
Ajo ka thënë gjithashtu se më vonë iu kërkua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti (NDA), por se ajo refuzoi.
Edhe Showbiz 29 kor 2026 Katër gra akuzojnë Jared Leton për sjellje të papërshtatshme seksuale Dokumentari përfshin edhe dëshmi të grave të tjera që pretendojnë se kanë marrë telefonata me përmbajtje seksuale nga Leto në moshë të re, ndërsa autorët e dokumentarit thonë se kanë verifikuar disa prej rrëfimeve përmes dëshmive të familjarëve, miqve, fotografive dhe mesazheve.
Sipas BBC-së, më shumë se 120 pretendime lidhur me sjelljen e Jared Leto ndaj grave janë publikuar ndër vite në internet. Deri tash, Jared Leto ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat, ndërsa ndaj tij nuk është shpallur asnjë vendim gjyqësor apo dënim në lidhje me këto pretendime.
