Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Porto Palermos në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde artizanale plasëse. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po peshkonte duke përdorur mjetin shpërthyes, kur ai i ka shpërthyer në dorë, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe gjymtyrë.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyrën e posedimit e përdorimit të lëndës plasëse. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
