Si ta kuptojmë dhimbjen e barkut nëse vjen nga mëlçia, pankreasi,

0%

Dhimbja e barkut është një nga shqetësimet më të shpeshta për të cilat qytetarët kërkojnë ndihmë mjekësore, por jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet se nga cili organ vjen ajo. Mëlçia, pankreasi, lukthi, zorrët, tëmthi apo veshkat mund të japin simptoma që shpesh përzihen me njëra-tjetrën.

Për këtë temë ka folur kirurgu abdominal, Ymer Durmishi, në episodin e 82-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga . Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari se si mund të dallohet dhimbja e barkut nëse vjen nga mëlçia, pankreasi, lukthi, zorrët apo veshkat, Durmishi tha se kjo është një çështje komplekse edhe për vetë mjekët.

“Është pyetje shumë shkencore, të cilën ne mjekët jo gjithmonë arrijmë me e distancu”, tha ai. Sipas tij, shumë organe abdominale projektojnë dhimbjen në të njëjtin regjion të barkut, sidomos në pjesën e sipërme, që në mjekësi njihet si regjioni epigastrik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mëlçia, rrugët biliare, tëmthi, pankreasi, lukthi, zorra, koloni transvers, zorrët e holla, të gjitha projektohen në regjionin epigastrik”, shpjegoi kirurgu. Kjo bën që dhimbja të mos jetë gjithmonë e qartë për pacientin dhe ndonjëherë as për mjekun pa një vlerësim të detajuar. Dr.

Durmishi tha se shpesh simptomat vijnë të kombinuara: dhimbje, të vjella, djegie në lukth apo ndjesi rëndese. “Nganjëherë ka një lloj përzierje ose ne i quajmë multisimptoma. Ka simptoma të ndryshme të dhimbjes, por ka edhe të vjella. Të dhemb këtu, por në të njëjtën kohë ka edhe djegie ose pirozë”, tha ai.

Ai përmendi se djegia në lukth lidhet me rritjen e aciditetit në stomak, por dhimbja mund të jetë aq e fortë sa pacienti të mos arrijë ta dallojë nëse problemi vjen nga lukthi, veshka apo tëmthi. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Burimi: Telegrafi