Poezi nga: Amrita Pritam Përktheu: Anton Papleka Unë do të vij prapë tek ti Ku? Si? Nuk e di fare Ndoshta si një vegim i imagjinatës sate Do të vendosem te tabloja jote Mbase si një vijë e mistershme në tablo E heshtur, unë do të të shoh. Ndoshta si një rreze dielli Do të shkrihem te ngjyrat e tua Dhe e bashkuar me ato ngjyra Do ta pikturoj tablonë tënde. Si? Ku? Nuk e di fare.
Por unë do të vij tek ti. Në mos po, unë do të bëhem një gurrë Dhe si një ujëvarë Do ta përkëdhel trupin tënd me pika uji, Dhe ashtu si freskia Do të të shtrëngoj në krahë. Unë nuk jam asgjë tjetër. Megjithëse koha fluturon, E di mirë se kjo jetë nuk do të më lërë asnjëherë. Kur vdes trupi, Bashkë me të vdes gjithçka.
Por fijet e kujtimeve, Janë bërë me atome të pavdekshme, Unë do t’i mbledh këto atome të imëta Për të bërë me to fije për të thurur. Unë do të vij prapë tek ti.
