Real Madridi ka nënshkruar me sulmuesin e Levantes Carlos Espi. Espi që ishte pranë kalimit në Ligën Premier, ka zgjedhur skuadrën madrilene si destinacionin e radhës, me të cilët ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Përmes një komunikate zyrtare, “Los Blancos” e konfirmuan afrimin e Espit, për të cilin paguan mbi 25 milionë euro.
“Real Madridi dhe Levante janë pajtuar për transferimin e lojtarit Carlos Espi, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, deri më ”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Comunicado Oficial: Carlos Espí. — Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 30, 2026 Spanjolli ka fituar vëmendje në këto tre vitet e fundit te Levante, ku pavarësisht moshës së re, pra 21-vjeç, ka zhvilluar 66 ndeshje për të shënuar 20 gola.
Ndër të tjera, Jose Mourinho e sheh atë si pasuesi i Gonzalo Garcia, i cili pritet t’i bashkohet Fulhamit dhe një lojtar siç ishte dikur “Joselu”./ Telegrafi
