Protestuesit që prej 61 ditësh dalin çdo mbrëmje në shesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe këtë të enjte mesazhe të reja përmes pankartave të vendosura në bulevard. Një prej pankartave kryesore ishte ajo me mbishkrimin: “Në demokraci, qytetari nuk është armik”, ndërsa një tjetër i përgjigjej drejtpërdrejt deklaratave të kryeministrit për protestuesit.
“As korba të manipuluar, as flamingo të mashtruar, qytetarë të vendosur!”, shkruhej në një prej pankartave, në referencë të etiketimeve që Rama ka përdorur për protestuesit. Po ashtu, qytetarët përsëritën edhe mesazhin: “Përfundimisht, nuk ka besë me të pabesin”, duke vijuar ironinë ndaj dokumentit politik “BESA”, të prezantuar së fundmi nga kryeministri.
Pankarta nga protesta Ndërkohë, një tjetër pankartë mbante shkrimin në anglisht: “61 ditë. Ata presin. Ne rikthehemi.”, duke nënvizuar vendosmërinë e protestuesve për të vijuar tubimet e përditshme deri në realizimin e kërkesave të tyre.
