Besiktasi “nuk heq dorë” nga Elmasi, do të ofrojë 10 milionë euro

0%

Gazeta turke “Fanatik” shkruan se Beşiktaşi është seriozisht i interesuar për transferimin e reprezentuesit të Maqedonisë, Elif Elmas. Dje u shfaqën informacionet e para në Turqi se Besiktasi është i interesuar për Elmasin, ndërsa sot “Fanatik” raporton edhe për shumën konkrete që klubi turk është i gatshëm të ofrojë.

Nuk është sekret se klubi gjerman RB Leipzig, ku aktivizohet Elmasi, synon ta shesë mesfushorin gjatë kësaj vere. Megjithatë, gjermanët kanë kërkuar më shumë se 15 milionë euro për kartonin e tij. Sipas mediave turke, Besiktasi është i gatshëm të paguajë deri në 10 milionë euro për transferimin e Elif Elmasit.

Mbetet të shihet kur do të arrijë oferta zyrtare dhe cili do të jetë përgjigjja e klubit gjerman.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot