LSH kundër ligjit për përfaqësim të drejtë: Fati i shqiptarëve nuk

0%

Lidhja Shqiptare ka bërë reagime të menjëhershme ndaj qëndrimeve të sotme të kryeparlamentarit Gashi për Propozimligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. ‘’Është skandaloze deklarata e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi kur thotë që më mirë një ligj gjysmak për pëfaqësim të drejtë dhe adekuat sesa pa ligj fare.

Akoma më skandaloze është kur edhe bashkëkryetarët e VLEN-it mbajnë të njëjtin qëndri’’, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare.

Sipas kësaj partie më mire pa ligj fare se sa me një ligj që na kthen në diferencimet politike të pas viti 1981. ‘’Atëherë për hirë të sqarimit të opinionit: Më mirë pa ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe me të drejtën e përfaqësimit vetëm në Kushtetutë, sesa me një ligj të këtillë siç e propozon Qeveria.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sepse ky ligj i Qeverisë brënda vetes duke mos paraparë sanksione, duke mos paraparë mekanizma implementimi dhe duke paraparë vetëm heqjen e kuotave etnike gjatë punësimit, synon kthimin e të drejtave të shqiptarëve në periudhën e diferencimeve politike të pas vitit 1981 në ish Jugosllavi duke lënë të ardhmen e shqiptarëve, e fëmijëve të shqiptarëve, e nipërve dhe e mbesave të tyre në dëshirën e mirë ose të keqe të politikanëve maqedonas ju nuk keni të drejtë të tregëtoni të drejtat e shqiptarëve’ ’, thotë Lidhja Shqiptare.

Për fund , partia e Selës, ironizon me qëmdrimet e Gashit pro pushtetit me aludime pro OBRM-PDUKM-së duke i thënë se, ‘’Po ta nxeh ujin dikush avash-avash’’ e duke i kujuar Gashit shembujt që mirrte me bretkocën kur ishte ishte në opozitë.

Burimi: Bota Sot