Një i mitur është arrestuar në Istog. Kjo pasi ishte parë në rrjetet sociale duke mbajtur në dorë një armë. Pas intervistimit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë armë. Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i armës” dhe mbetet nën hetime.
Burimi:
Bota Sot
