Policia e Kosovës ka konfiskuar 127 fishekë, një karikator të pushkës automatike AK dhe një karikator të pistoletës gjatë një bastisjeje të realizuar në Prishtinë. Sipas njoftimit policor, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ndërsa gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar municioni dhe karikatori.
Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Eksport, import, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve”.
