Pak para mesnatës së mbrëmshme () në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, Njësia policore e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) i ka gjetur 41-vjeçarit Sh.Sh. në një çantë krahu një pistoletë pa leje dhe tre fishekë, derisa po ia kontrollonte makinën, ka njoftuar të mërkurën (.2026) nëpërmjet një komunikate për media Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Ferizajt.
I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit në stacionin policor të Ferizajt. Arrestimi është kryer rreth orës në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, ku policët e një pike kontrolli kanë ndalur dhe kontrolluar makinën e shoferit të cilit i është gjetur arma pa leje.
“Gjatë kontrollit të personit Sh.Sh (41 vjeç) dhe automjetit, në një çantë krahu kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), si dhe tre fishekë”, njofton Policia Rajonale e Ferizajt.
I dyshuari, njofton Zyra për Informim, është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
