Ekskluzive | Dy policë përfundojnë të lënduar pas ndërhyrjes për

0%

Një ndërhyrje rutinë e Policisë së Kosovës pas një ankese për muzikë me zë të lartë ka përfunduar me sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, ku dy zyrtarë kanë mbetur të lënduar. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Reshat Hamza , rreth 41-vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës , në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. Një patrullë policore kishte dalë në vendin e ngjarjes pas një ankese për muzikë me volum të lartë. Me të mbërritur, i dyshuari dyshohet se ka refuzuar të bashkëpunojë me policët dhe të identifikohet.

Më pas, sipas burimeve, ai së bashku me disa anëtarë të familjes kanë sulmuar zyrtarët policorë me mjete të forta, duke u shkaktuar lëndime trupore. Reshat Hamza është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa testi i alkoolit ka rezultuar 0.65 promilë. Si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari, kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa Reshat Hamza është ndaluar për 48 orë. Hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në sulm janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com