Të shtënat me armë në Lipjan alarmojnë Policinë – 15 gëzhoja gjenden

0%

Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar Policinë e Kosovës mbrëmjen e së martës në fshatin Vershec të Lipjanit, duke çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të njësive policore. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i dyshuar është Hashim Nishori , rreth 50-vjeçar, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe K.N., rreth 24-vjeçar.

Sipas informacioneve, rreth orës , zyrtarët policorë dhe hetuesit, të cilët ndodheshin në një pikë kontrolli në zonë, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë dhe janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Rreth 20 minuta më vonë, policët kanë mbërritur në oborrin e shtëpisë së Hashim Nishorit, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 15 gëzhoja të një revoleje me gaz. Hashim Nishori dhe K.N janë shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim, por gjatë deklarimeve të tyre kanë mohuar se kanë shtënë me armë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast nuk është gjetur. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Përdorim i armës”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com