Shpallet goli më i mirë i Botërorit

0%

Shpërndaje në: Goli i Sidny Lopes Cabral për Kepin e Gjelbër ndaj Argjentinës në 1/16 e finales është votuar si goli më i mirë i Kupës së Botës, ka njoftuar FIFA. Cabral shënoi supergol me goditje nga krahu i majtë. Topi i goditur nga Cabral shkoi në kënd të portës, duke e lënë pa gjasa portierin e Argjentinës, Emiliano Martinez.

Ylli i Kepit të Gjelbër fillimisht u lirua mjeshtërisht nga Alexis Mac Allister. Lopes Cabral kishte shënuar në minutën e 103-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Më pas Diney shënoi autogol në minutën e 111-të për fitoren 3:2 të Argjentinës pas vazhdimeve. Eldor Shomurodov i Uzbekistanit e shënoi golin e dytë më të bukur, ndërsa Wilson Isidor i Haitit të tretin.

“Të gjithë ëndërrojnë vetëm të shënojnë gol në Kupën e Botës. Por të shënosh në këtë mënyrë, në një skenë kaq të madhe, kundër një ekipi kaq të madh, është e mahnitshme. Isha vërtet i lumtur”, ka thënë Cabral. VIDEO:

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha