Gundogan: Jam tifoz i Galatasarayt

0%

Mesfushori i Galatasarayt, Ilkay Gundogan, ka folur për lidhjen e tij të fortë me klubin turk, duke pranuar se ka qenë tifoz i Galatasarayt që në fëmijëri. “Kam qenë gjithmonë tifoz i Galatasarayt. E gjithë familja ime bënte tifo për Galatasarayn, me përjashtim të nënës sime që ishte tifoze e Fenerbahçes.

Madje e kisha edhe një çarçaf të Galatasarayt kur isha fëmijë”, u shpreh Gündogan për mediat turke, përcjell “Gazeta Express”. “Një natë fola me Okan Buruk përmes telefonit dhe ditën tjetër isha në aeroportin e Stambollit”, tregon Gundogan, i cili thotë se gjithmonë ka luajtur për skuadrën, jo për veten, kudo që ka qenë, pasi sipas tij, fitorja e vetme është kur grupi arrin sukses.

E kur erdhi momenti për ta zgjedhur kombëtaren, ai vendosi ta përfaqësojë Gjermaninë dhe tash e ka zbuluar arsyen se përse e bëri këtë zgjedhje. Për këtë thotë se nuk ishte një vendim aspak i lehtë. “E kam një lidhje shumë të fortë me Turqinë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por jam lindur dhe jam rritur në Gjermani, e kam kaluar të gjithë rrugëtimin tim futbollistik atje dhe për këtë arsye vendosa të luaj për Gjermaninë. Ishte zgjedhja që ndjeva se ishte e duhura për mua”, deklaroi tutje mesfushori me origjinë turke. “Gjermania ma dha besimin e plotë: më ftoi direkt në ekipin e parë, ndërsa Turqia erdhi me kërkesën që të përfundoja fillimisht në U-21.

Për këtë e zgjodha Gjermaninë, edhe pse i dua ta dyja vendet ”, shtoi ai. Gündogan shtoi se gjithmonë do ta respektojë dhe do ta vlerësojë lidhjen e tij me Turqinë, ndërsa ëndrra për të luajtur një ditë me fanellën e Galatasarayt është bërë realitet pas transferimit të tij në klubin nga Stambolli.

Burimi: Bota Sot