I zihen mbi 2 mijë e 500 fishekë të fshehura në veturë, sekuestrohen

0%

Shpërndaje në: Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një veture në segmentin e autostradës Trudë-Prishtinë, pas dyshimeve për ekzistimin e hapësirave të modifikuara, janë gjetur të fshehur 2 mijë e 550 fishekë të kalibrit 9mm. Pas kontrollit, zyrtarët doganorë zbuluan se i dyshuari i kishte vendosur veturës hapësira të fshehura pas fabrikimit për fshehjen e tyre.

“Gjatë kontrollit fillestar janë krijuar dyshime për ekzistimin e hapësirave të modifikuara në automjet. Pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar bunkerë (hapësira të fshehura të ndërtuara pas fabrikimit), ku ishin të fshehura 2,550 copë fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Pas përfundimit të kontrollit, rasti bashkë me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha