Armando Broja largohet përfundimisht nga Burnley?

0%

Armando Broja mund të jetë duke kaluar ditët e fundit si lojtari i Burnleyt. Gjithnjë, siç bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kombëtares ka përfunduar në “radarin” e Lazios. I njëjti burim shprehet se marrëveshja tashmë mund të finalizohet përmes një formule të favorshme, huazim të drejtën e blerjes (pra jo detyrim).

Një operacion me kosto të ulët, marrë për bazë edhe hapësirat e pakëta që kanë munguar për shkodranin. Nëse ky kalim përfundon me sukses, për Brojën do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm, së pari për të luftuar momentin e tij të keq, e së dyti për të provuar aftësitë e tij në një kampionat më ndryshe nga ai i Anglisë.

Te lacialët ai do të drejtohej nga Gennaro Gattuso dhe rival do të gjente gjithashtu disa prej shokëve të tij te Kombëtarja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot