Përballë NK Celjes, Egnatia i ka të qarta idetë se për misionin kualifikim duhet të pajisen me motivimin e duhur për të dhënë gjithçka në fushë, në mënyrë që “bileta” e turit pasardhës të jetë e garantuar. Për sfidën që do të luhet në Slloveni, UEFA ka zgjedhur një trup arbitrash holandez.
Kryesor është përcaktuar Joey Kooji, që do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Dyon Fikkert dhe Murat Kucukerbir. Arbitër i katërt është emëruar Robin Hensgens, teksa në dhomën e sistemit VAR do të monitorojë Jeroen Manschoot. Në AVAR, është Richard Martens.
