Omar Pasagiç pasi u vesh i kuq: Ju tregoj pse e zgjodha Partizanin

0%

Omar Pasagiç u prezantua ditën e djeshme si përforcimi më i ri i Partizanit në repartin e mbrojtjes. Ndërsa ditën e sotme, 28-vjeçari boshnjak ka folur për “PartizaniChannel”, duke theksuar se është mjaft i lumtur për këtë transferim. “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam gati të filloj sezonin. Zgjodha Partizanin sepse është një klub i madh, një nga klubet më të mëdha në Shqipëri.

Trajneri im i mëparshëm, Florin Bratu është këtu dhe më ka pëlqyer puna e tij vitin e kaluar në Rumani, për këtë arsye jam këtu. Jam futbollist punëtor, i përkushtuar. Synimet janë të fitojmë titullin kampion. Do të japim gjithçka këtë sezon, ditë pas dite në stërvitje, në lojë që t’ua shpërblejmë mbështetjen tifozëve dhe që të kemi sukses së bashku ”, tha Pasagiç.

Burimi: Bota Sot