AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

Pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

Rrezikut të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bazuar në situatën e krijuar, ju lutemi të zbatoni këto masa: • Mos lëvizni delet dhe dhitë nga ferma pa autorizimin e veterinerit zyrtar. • Kufizoni hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë. • Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me tufat e fermave të tjera. • Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet, pajisjet dhe mjetet e transportit. • Çdo kafshë e sapoblerë të mbahet e ndarë nga tufa për një periudhë vëzhgimi. • Kontrolloni çdo ditë gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Nëse vëreni shenja klinike si: • temperaturë të lartë, • puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj, • rrjedhje nga sytë ose hunda, • mungesë oreksi, dobësi ose ngordhje, Njoftoni menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-ës. Mos tentoni t’i trajtoni ose t’i lëvizni kafshët e dyshuara.

Bashkëpunimi i fermerëve është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin. Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit.

Burimi: Bota Sot