Prej orës , Egnatia do të luajë shanset e saj për kualifikim përballë NK Celjes në transfertën e Sllovenisë. Takimi i parë u mbyll në barazimin 3-3 në Rrogozhinë, ndërsa në “Z’dezele Stadion” do tentohet gjithçka për gjithçka. Lidhur me këtë sfidë, sa delikate po aq edhe vendimtare për ekipin e Nevil Dedes, kanë dalë edhe shanset reale për avancimin më tutje për të dyja skuadrat.
Sipas parashikimeve, kuota për fitoren e Egnatias shkon në 6.50, ndërsa Celje duket shumë më pranë suksesit, 1.44. Sakaq, një barazim kuotohet 4.33. Kjo mbetet thjesht në statusin e një probabiliteti, pasi kampionët e Superiores do hyjnë në fushë për të “zhdukur” edhe matematikën e vetme që e nxjerr jashtë garës
