Gattuso i tronditur nga vendimi i lojtarit që Lazio donte ta sillte

0%

Edhe pse Lazio dhe Nordsjælland kishin arritur marrëveshje për një transfer me vlerë prej 6 milionë euro, mbrojtësi Noah Markmann refuzoi në mënyrë të papritur kalimin te klubi nga Roma. Klubet kishin rënë dakord për një dëmshpërblim prej 6 milionë eurosh, me edhe 2 milionë euro shtesë në formë bonusesh, por 19-vjeçari danez e ndali realizimin e transferimit.

Sipas mediave italiane ‘Sky Sport Italia’ dhe ‘Sportitalia’, reprezentuesi danez i U-21 mendon se ka mundësi më të mira për zhvillimin e karrierës së tij dhe nuk dëshiron të lidhet afatgjatë me Lazion. Eksperti i transferimeve Alfredo Pedullà shpjegon se Markmann dhe familja e tij kërkojnë një klub ku ai të ketë të garantuar statusin e titullarit.

Në Lazio, për momentin, ai nuk do ta kishte këtë rol, veçanërisht nëse Alessio Romagnoli mbetet në skuadër, pasi transferimi i tij drejt Arabisë Saudite së fundmi dështoi. Raportohet se Markmann po shqyrton edhe dy oferta të tjera, ndërsa si mundësi përmendet edhe vazhdimi i kontratës me Nordsjælland.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Interes për mbrojtësin e ri kanë shfaqur edhe Trabzonspor dhe disa klube të Premier League angleze. Lazion që nga kjo verë e drejton Gennaro Gattuso, i cili dy sezone më parë ishte trajner i Hajdukut, me të cilin e përfundoi kampionatin kroat në vendin e tretë. Më pas ai nuk arriti ta kualifikojë Italinë në Kampionatin Botëror 2026.

Burimi: Bota Sot