Tom Holland dhe Zendaya po planifikojnë një festë “epike” martese

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorët Tom Holland dhe Zendaya po përgatiten të festojnë martesën e tyre me një ceremoni të madhe në Belvoir Castle në Leicestershire, ku pritet të marrin pjesë qindra të ftuar. Sipas Daily Mail, çifti, i cili u martua në fshehtësi në një ceremoni intime më herët këtë vit, dëshiron të organizojë një festë të paharrueshme. “Do të jetë një festë epike.

Ata kanë vizituar ambientet dhe kanë zgjedhur vendet ku duan të vendosen pianoja dhe tendat. Do të jetë spektakolare”, ka thënë një burim. Megjithatë, përgatitjet hasën në një pengesë pasi një person i lidhur me kështjellën u pickua nga një rriqër në një zonë me bar.

“Tom dhe Zendaya kanë kërkuar që asnjë i ftuar të mos lejohet në atë pjesë të parkut, për të shmangur çdo rrezik, pasi rriqrat mund të transmetojnë sëmundjen Lyme”, ka shtuar burimi. Edhe Showbiz 18 qer 2026 Zendaya tregon çka i pëlqen te Tom Hollandi Muajin e kaluar, Holland ka konfirmuar për herë të parë se ai dhe Zendaya janë martuar, pas pesë vjetësh lidhjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur për Esquire, aktori ka treguar se gjyshja e tij mendoi se nuk ishte ftuar në dasmë, pasi kishte parë në internet fotografi të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale. I pyetur nëse u desh t’u shpjegonte edhe familjarëve të tjerë situatën, ai u përgjigj me “jo”. “Jo, sepse të gjithë ishin aty”, ka thënë aktori.

Kur u pyet për më shumë detaje rreth ceremonisë, Holland nuk pranoi të zbulonte asgjë tjetër. “Kaq do të merrni nga unë”, ka thënë ai. Aktori ka folur edhe për marrëdhënien me Zendaya, duke theksuar se ata e mbështesin njëri-tjetrin sepse vetëm ata e kuptojnë presionin e jetës në qendër të vëmendjes.

“Puna jonë sjell shumë situata stresuese dhe është e mrekullueshme të kesh një marrëdhënie që i reziston kohës. Vetëm ne e kuptojmë vërtet jetën që bëjmë. Kam gjetur njeriun tim. Ajo është shoqja ime më e mirë dhe pranë saj jam më i lumtur, më i mbështetur dhe më i sigurt se kurrë”, u shpreh Holland.

Edhe Showbiz 2 mar 2026 Martohen Tom Holland dhe Zendaya Ndërkohë, vetëm pak javë para se ai ta konfirmonte martesën, Zendaya kishte refuzuar të komentonte zërat. “Jo, nuk do ta bëj këtë. Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të diçkaje”, pati thënë aktorja në një intervistë për ELLE.

Burimi: Koha