Nga videot në YouTube, krahasimi me Messin te Real Madridi: Si u

0%

Ngritja e Yan Diomande ka qenë e jashtëzakonshme. Gjithçka nisi në javën e fundit të marsit 2025, kur 18-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, atëherë një futbollist pak i njohur i ekipit të dytë të Leganésit, debutoi me ekipin e parë vetëm tre ditë para përballjes me Real Madridin.

Ai kishte mbërritur në klub në janar, ndërsa ishte i dëmtuar, dhe askush nuk e kishte kuptuar ende potencialin e madh të talentit që shumë shpejt do të luante në “Santiago Bernabéu”. Zbulimi në një ndeshje miqësore Borja Jiménez, trajneri i atëhershëm i Leganésit dhe aktualisht në krye të Al-Ahli në Katar, ka rrëfyer se si e zbuloi Diomanden.

“Mora sinjalin e parë për Yan nga Jeff Luhnow, pronari i Leganésit. Ai më tregoi disa video amatore në YouTube. Djali ishte vetëm 16 vjeç dhe luante në një nga akademitë e klubit në SHBA. Jeff më tha: ‘Kemi një Messi të ri’. U befasova nga ajo që pashë, nga mënyra se si e kontrollonte topin”, kujton Jiménez. Momenti vendimtar erdhi një javë para ndeshjes me Real Madridin, më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Luajtëm një ndeshje miqësore kundër ekipit tonë rezervë në Butarque. Yan kishte luajtur vetëm pak minuta me ekipin B javën e kaluar, por unë nuk e kisha parë ende nga afër. Atë ditë më la pa fjalë”. Pesë minuta që ndryshuan gjithçka Trajneri spanjoll përshkroi me detaje atë që pa në fushë, duke treguar se si Diomande kalonte kundërshtarët.

“Në aksionin e parë, mendoj se kundërshtari i tij ishte Altimira. E kaloi me një driblim fantastik dhe më pas krosoi. Në aksionin e dytë bëri pothuajse të njëjtën gjë. Në të tretin mori një pasim në hapësirë, tregoi forcën fizike dhe një prekje të parë perfekte”. “Në të katërtin mori topin në zonë, e kaloi në këmbën tjetër dhe goditi në mënyrë perfekte drejt portës.

Edhe aksionet e pestë dhe të gjashtë ishin po aq mbresëlënëse”. Pas asaj paraqitjeje, Jiménez reagoi menjëherë. “E thirra Capdevilan, trajnerin e ekipit B, dhe i thashë: ‘Hiqe Yanin nga loja, sepse dikush mund ta lëndojë në ndeshjen tjetër. Nxirre menjëherë dhe le të stërvitet me ekipin e parë nesër’”. Ai shpjegoi edhe arsyen e vendimit.

“Ai luajti vetëm 45 minuta sepse po rikthehej nga dëmtimi dhe nuk doja të merrja rreziqe. Përveç kësaj, ishte aq dominues ndaj lojtarëve të ekipit të parë, sa ndonjëherë edhe më shqetësonte. Kisha frikë se mund të pësonte ndonjë goditje të rëndë, prandaj vendosëm ta largonim nga fusha”.

Këshillat e para në ekipin e parë Në stërvitjen e parë me ekipin e parë, Jiménez vendosi të mos i fliste për futbollin. “Nuk folëm për aspektin teknik. I tregova se si duhej të sillej në dhomën e zhveshjes. I thashë të vazhdonte të bënte të njëjtat gjëra që kishte bërë një ditë më parë, por gjithmonë duke respektuar shokët e skuadrës”.

“Të ishte i pari që mbërrinte, i pari që dilte në stërvitje, i fundit që largohej, të ndihmonte të gjithë dhe të kishte parasysh se ishte lojtari më i ri i ekipit”, tregon ai. Sipas trajnerit, Diomande i pranoi menjëherë të gjitha këshillat. “Ishte hera e parë që stërvitej me ekipin e parë dhe ndjeva se duhej ta udhëzoja.

Doja t’ia bëja sa më të lehtë kalimin në futbollin profesionist, duke i shpjeguar rregullat e respektit dhe detyrimet e përditshme. Ai i kuptoi menjëherë të gjitha”. Jimenez kujtoi edhe një moment domethënës pas përfundimit të stërvitjes. “Teksa po shkonim drejt dhomës së zhveshjes, Dani Raba m’u afrua dhe më tha: ‘Ky djalë është shumë i mirë’.

Unë vetëm buzëqesha dhe iu përgjigja: ‘Po, është vërtet shumë i mirë’”, tregon trajneri që ia dha mundësinë e parë.

Burimi: Telegrafi