Dy persona janë arrestuar në fshatin Mramor të Prishtinës, pasi dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më . Pas ndërhyrjes së policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole me gas, disa fishekë dhe gëzhoja.
Të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.
