Arrestohet një person në Prishtinë, policia sekuestron mbi 670 gramë

0%

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi Policia e Kosovës i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike gjatë kontrollit të automjetit dhe shtëpisë së tij. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën, më , rreth orës , në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë ndalimit dhe kontrollit të një automjeti që drejtohej nga një mashkull kosovar, policia ka gjetur 526.9 gramë marihuanë. Më pas, gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, janë sekuestruar edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash, si dhe 1,650 euro që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot