Gërvalla: Marrëveshjet me Francën krijojnë mekanizma për bashkëpunim

0%

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, tha se dy marrëveshjet e reja ndërkombëtare me Francën në fushën e drejtësisë, krijojnë mekanizma më efikasë për bashkëpunim.

“Sot nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme me Francën, Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat forcojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Francës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.

Ato krijojnë mekanizma më efikasë për bashkëpunim juridik, për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia “, ka shkruar ajo në “Facebook”. Sipas saj, këto marrëveshje janë një lajm i mirë për drejtësinë dhe qytetarët, por një lajm i keq për grupet kriminale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ato do të forcojnë ndjeshëm kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe Francës për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të kriminalitetit ndërkufitar, duke siguruar që askush të mos gjejë strehë nga drejtësia përtej kufijve shtetërorë.

Pas marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, sot po e zgjerojmë më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës me Francën në fushën e drejtësisë. Drejtësia nuk njeh kufij. Toleranca ndaj krimit dhe korrupsionit nuk njeh kompromis. As lufta kundër tyre nuk ndalet në kufij. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, tha ajo.

Burimi: Bota Sot