Arrestohet një i mitur në Prishtinë, dyshohet se përmes kërcënimeve i

0%

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në mënyrë të vazhdueshme i ka marrë para një të mituri tjetër duke e kërcënuar me fjalë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar të dielën, më , ndërsa dyshohet se ka ndodhur në periudhën nga 6 deri më .

Policia bën të ditur se babai së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se i dyshuari, po ashtu i mitur, në vazhdimësi e kishte kërcënuar me fjalë viktimën e mitur dhe i kishte kërkuar e marrë para. “I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- njofton Policia. Policia rastin e ka cilësuar si “detyrim”.

Burimi: Kallxo