Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas një përleshjeje fizike mes disa personave në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit, mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur dy meshkuj kosovarë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete që dyshohet se lidhen me rastin. Me urdhër të prokurorit janë arrestuar gjashtë të dyshuar, të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, i dyshuari që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndodhet në kërkim policor. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe hetimet janë duke vazhduar.
