Ambasada e Francës ka njoftuar se ministri i deleguar për Evropën pranë Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Benjamin Haddad, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë nga 26 deri më , me synim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas ambasadës, vizita vjen pas takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me presidentin francez Emmanuel Macron në muajin mars dhe synon t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Haddad është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, kryenegociatorin me Bashkimin Evropian Jeton Zulfaj, si dhe me përfaqësues të partive parlamentare.
“Në kuadër të vizitës janë nënshkruar pesë marrëveshje dhe konventa, përfshirë një hua prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) për financimin e infrastrukturës së Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, një letër qëllimi për bashkëpunim në sport, dy konventa për ndihmë juridike dhe ekstradim, si dhe një marrëveshje për forcimin e mësimit të gjuhës frënge në Kosovë.
Në kuadër të kësaj vizite u nënshkruan pesë marrëveshje dhe konventa: Një hua investuese prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) për financimin e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 që do tê shfrytëzohet edhe pas tyre.
Marrëveshja përfshin renovimin dhe zgjerimin e kampusit studentor të Universitetit të Prishtinës, si dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në 13 institucione arsimore në Prishtinë. Projekti plotësohet me grante në vlerë totale prej 1.2 milionë eurosh për përgatitjen dhe mbështetjen e fazës së zbatimit.
Një letër qëllimi për Lojërat Mesdhetare 2030, që parasheh krijimin e një Komiteti Francë–Kosovë për zhvillimin e sektorit ekonomik francez të sportit në Kosovë. Gjithashtu do të krijohet një grup pune për rininë dhe sportin. Dy konventa për ndihmë juridike reciproke dhe ekstradim, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.
Një marrëveshje administrative për forcimin afatgjatë të mësimit të gjuhës frënge në Kosovë dhe nxitjen e mobilitetit dhe shkëmbimeve arsimore.
U organizua gjithashtu një tryezë e rrumbullakët me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Zëvendësministren e Sportit, Daulina Osmani, në praninë e Ministrit të deleguar, AFD-së dhe kompanive franceze, për të shqyrtuar perspektiva të reja bashkëpunimi », thuhet në komunikatë.
Gjatë vizitës, ministri francez është takuar edhe me ushtarët francezë në kuadër të KFOR-it, ka vizituar Graçanicën dhe Manastirin e Graçanicës, ndërsa agjendën do ta përmbyllë me një vizitë në Institutin Francez të Kosovës. Sipas Ambasadës së Francës, kjo vizitë rikonfirmon përkushtimin e Francës për një Kosovë të pavarur, sovrane dhe multietnike, si dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve.
