La Gazzetta dello Sport për Vojvodën: I gjithanshëm

0%

Shpërndaje në: Gazeta e madhe e Italisë, “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvoda. Në shkrimin e gazetës italiane, Vojvoda përshkruhet si “lojtar i gjithanshëm”. “I transferuar nga Como për rreth 1.5 milionë euro, Mërgim Vojvoda, forcon mbrojtjen e Udineses.

Duke shijuar edicione të mira me fanellën ‘bardheblu’, kosovari është një përforcim i rëndësishëm në krah për Udinesen. Një lojtar i gjithanshëm. Ai është një mbrojtës natyral, por luajti rol më të avancuar te Como, duke treguar aftësi veprimi në sulm. Tek Udinese ai pritet të luajë si mbrojtës i krahut”, shkruan mediumi i madh italian të hënën.

Vojvoda iu bashkua në fillim të muajit Udineses nga Como. Ai në Serie A ka luajtur 168 ndeshje. Ka pesë gola e 17 asistime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha