Kurti e Haxhiu kujtojnë Demaçin në tetë-vjetorin e vdekjes: Shembull

0%

Shpërndaje në: Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në tetë-vjetorin e vdekjes së tij. Haxhiu ka thënë se Demaçi i përkiste atij brezi që e përjetoi rëndë mohimin e të drejtave të shqiptarëve por që kishte zgjedhur të mos heshte dhe heshtja i kushtoi me 28 vjet burg.

“Kaloi 28 vjet në burg, por as burgimi dhe as përndjekja nuk e bënë të hiqte dorë nga bindjet e tij dhe nga kërkesa për lirinë e Kosovës. Emri i Adem Demaçit kishte kaluar kufijtë e Kosovës shumë kohë para se Kosova ta fitonte lirinë.

Amnesty International e mori në mbrojtje si të burgosur të ndërgjegjes, në Senatin amerikan u kërkua lirimi i tij, ndërsa Parlamenti Evropian e nderoi me Çmimin Saharov për qëndrimin e tij përballë një regjimi autoritar”, ka thënë Haxhiu në Facebook. Ndërsa kryeministri Kurti, ka thënë se Demaçi ka qenë shembull i pathyeshmërise dhe vuajtjet i kthente në forcë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti në kujtim të Demaçit shkroi gjithashtu se ai me të drejtë është Mandela i shqiptarëve dhe Evropës. “Ai u rrit, mbajti 28 vjet burg, vazhdoi jetën duke mos u lëkundur asnjëherë nga rruga dhe idealet që kishte nisur. Baca Adem e kishte kuptuar dialektikën e jetës ngaqë nuk i frikësohej vdekjes. Ai jetonte mes lirisë dhe burgut.

Vuajtjet i kthente në forcë, dhuna ia farkëtonte rezistencën teksa vepra i bëhej i pavdekshme. Ai e ‘kishte vrarë vdekjen’”, ka thënë Kurti në faqen e tij në Facebook.

Burimi: Koha