Nderohen heronjtë – Policia viziton familjet e policëve të rënë në

0%

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për policët e rënë në kryerje të detyrës, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë vizituar familjet e tyre, duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin e tij dhe në shoqërim të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kanë realizuar vizita tek familjet e policëve të rënë në detyrë.

Gjatë këtyre takimeve është shprehur respekti i thellë për kontributin dhe sakrificën e policëve – Heronjve të Kosovës, të cilët humbën jetën duke mbrojtur rendin, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të vizitave është nderuar edhe kujtimi për policin Lazim Rexhepi, policin e parë të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, si dhe është vizituar familja e policit Jahi Maliqi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kujtimi dhe vepra e policëve të rënë do të mbeten pjesë e historisë së saj, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin për të qëndruar pranë familjeve të tyre dhe për të ruajtur gjithmonë kujtimin për sakrificën e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com