Shpërndaje në: Simon Jordan ka vënë në pikëpyetje natyrën e fitores së Anthony Joshuas ndaj Kristian Prengës. Prenga e rrëzoi dy herë Joshuan në raundin e parë, por britaniku u kthye në raundin e dytë dhe fitoi me nokaut. Jordan, që është figurë e njohur në Britani, ka dyshime lidhur me ndryshimin dramatik mes dy raundeve të luftës.
Prezantuesi i “talkSport” dhe ish-pronari i Crystal Palace, shkroi se diçka nuk shkon. “E rrëzoi dy herë dhe vendosi tempon, si ju duket? Prenga krejtësisht ndryshe në raundin e dytë. Diçka nuk është tamam siç duhet. Të gjitha të dizajnuara për të shpenzuar shumën maksimale të parave”, shkroi Jordan, raporton “Daily Mail”. Në raundin e parë Joshua qëlloi pesë nga 22 tentimet për goditje.
Prenga i kishte 15 goditje nga 32 tentime. Në raundin e dytë Joshua kishte 13 goditje nga 46 tentime. Ndërkohë rënia e Prengës ishte dramatike. Qëlloi tri nga 17 tentimet.
