Ka mbi 3 vite pa tundur rrjetën, futbollistja seksi

0%

Kroatja Ana Markoviq, e cilësuar shpesh si “futbollistja më e bukur në botë”, ka nënshkruar me Hajduk Splitin, duke synuar të forcojë repartin ofensiv të skuadrës në prag të mbrojtjes së titullit. Klubi kroat e bëri publik transferimin përmes rrjeteve sociale: “Ana Markoviç është zyrtarisht pjesë e Hajdukut!

I urojmë mirëseardhje në familjen bardheblu dhe shumë gola, asiste e suksese me fanellën tonë”. Markoviq do të mbajë fanellën me numrin 23 në stadiumin “Poljud”, por vitet e fundit karriera e saj është karakterizuar nga lëvizje të shumta mes klubeve.

Në mars të vitit 2023, teksa aktivizohej me Grashoper, në ndeshjen ndaj Zyrihut, ajo pësoi një nga dëmtimet më të rënda të karrierës, këputje të ligamentit të kryqëzuar, dëmtim të meniskut dhe frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. 26-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni dhe një periudhe të gjatë rehabilitimi, të cilën e ndau edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm në “Instagram”, ajo numëron rreth 2.7 milionë ndjekës. Pas rikthimit në fushë, Markoviq luajti për Braga, Damaiense dhe Brooklyn FC, ku ndau dhomat e zhveshjes edhe me motrën e saj, Kiki, përpara se të transferohej te Hajduk Split. Megjithatë, ajo ende nuk ka arritur të rikthehet në formën më të mirë.

Sulmuesja nuk ka shënuar gol që prej vitit 2023, kur ishte pjesë e Grashoper, çka ka bërë që të ndryshojë disa klube në një periudhë të shkurtër. Tashmë, me rikthimin në Kroaci, Ana shpreson të nisë një kapitull të ri në karrierë. Në një postim nga stërvitja e parë me Hajdukun, ajo shkroi thjesht: “Kapitull i ri”.

Burimi: Bota Sot