Ferizaj ka treguar lojë të mirë në ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut, Brera e Strumicës. Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Brera-s. Një miqësore e mirëseardhur për ferizajasit për të parë formën e secilit lojtar. “Skuadra jonë ka nisur me fitore ndeshjet kontrolluese në Bansko, duke mposhtur FC Brera Strumica me rezultat 0:2.
Të dy golat i shënoi sulmuesi i ardhur Emir Skenderi, i cili u asistua nga Sadriu dhe Ramusa. Skuadra jonë dominoi takimin dhe krijoi disa raste të mira shënimi. Trajneri Alban Dragusha shfrytëzoi këtë përballje për të testuar lojtarët që ka në dispozicion dhe për të parë nga afër gjendjen e skuadrës në këtë fazë të përgatitjeve”, ka njoftuar FC Ferizaj.