Çfarë i tha trajneri Anthony Joshuas mes dy raundeve që ndryshoi

0%

Anthony Joshua iu desh të shpëtonte veten nga një humbje e turpshme ndaj Kristian Prengës në rikthimin e tij në ring. Boksieri britanik u rrëzua dy herë në raundin e parë të duelit të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite. 36-vjeçari u befasua nga një goditje e fuqishme e boksierit shqiptar, e cila e dërgoi në tapet.

Pak çaste më vonë ai u rrëzua sërish, duke bërë që shumëkush të mendonte se fundi i karrierës së tij po afrohej. Megjithatë, në raundin e dytë Joshua u rikthye ndryshe, mori kontrollin e meçit dhe e mbylli atë me nokaut ndaj Prengës, duke lehtësuar tifozët e tij.

Statistikat zbulojnë ndryshimin taktik të Anthony Joshuas ndaj Kristian Prengës – stili i goditjes që përgatiti nokautin Një rol të rëndësishëm në këtë rikthim duket se e pati edhe trajneri i tij, Iegor Golub.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri ukrainas, i cili më parë ka punuar me Oleksandr Usyk dhe ish-kampionin e WBO-së në peshën e lehtë, Denys Berinchyk, i dha Joshuas udhëzime të qarta gjatë pushimit mes raundit të parë dhe të dytë. Fjalët e tij u kapën nga mikrofonët pranë ringut, duke i treguar se si të lëvizte dhe godiste. “AJ, para së gjithash duhet të lëvizësh. Mbaji duart lart dhe të mbyllura.

Duhet të lëvizësh dhe të punosh me goditjen e parë. Qëndro në këmbë, mos u rrëzo më”, ishte mesazhi i Golubit. Këshillat dhanë efektin e dëshiruar, pasi Joshua u paraqit shumë më mirë në raundin e dytë.

“Mendova se karriera e tij mbaroi” – promotori i Joshua rrëfen momentin që e frikësoi gjatë meçit kundër Prengës Ai e sulmoi më agresivisht Prengën dhe e mbylli përballjen me një goditje të fuqishme me të djathtën, duke siguruar fitoren me nokaut. Pavarësisht humbjes, Joshua pati fjalë vlerësuese për paraqitjen e Kristian Prengës.

Burimi: Telegrafi