Ministri i deleguar i Francës për Evropën, Benjamin Haddad, ka mbërritur në Kosovë. Kështu ka njoftuar negociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i cili edhe e ka pritur Haddadin në vizitën e tij të parë në Kosovë. “Kosova qëndron në solidaritet me Francën ndërsa ajo lufton zjarret e tmerrshme pranë Bordeaux. Jemi të bashkuar dhe aleatë.”- shkroi Zulfaj në platformën X.
Welcome to the Republic of Kosova, Minister @benjaminhaddad ! A pleasure to welcome you on your first official visit. Kosova stands in solidarity with France as it battles the terrible fires near Bordeaux.
We are aligned and allied. 🇽🇰🇫🇷🇪🇺 I wish you a pleasant and productive… pic.twitter.com/pkGoOTvQf9 — Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) July 26, 2026 Haddad më me fillim nga ora do të zhvillojë një takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Pas atij takimi, së bashku me ministrin në detyrë të Financave do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojrave Mesdhetare. Konjufca dhe Haddad pas nënshkrimit të marrëveshjes do të mbajnë konferencë për media.
