Vita kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë, ngre

0%

Qumështorja Vita ka bërë të ditur se i është drejtuar Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me kërkesë për marrjen e mostrave paralele të produkteve të saj dhe të produkteve të brendit “Holla”, duke shprehur shqetësime për vonesën e rezultateve të analizave nga institucionet kompetente.

Në një reagim të publikuar në Facebook, kompania njofton se kërkesa është dorëzuar më . “Nëpërmjet kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik, që sot, më datë , kemi paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nëpërmjet të cilës kemi kërkuar nga këto institucione që të vijnë dhe të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve Vita dhe Holla, për shkak të vonesës së institucioneve kompetente për të dorëzuar rezultatet brenda afateve ligjore”, thuhet në reagim.

VITA kërkon publikimin e analizave të qumështit, Ministria thotë se raporti final do të dalë deri më 27 korrik Sipas Vita-s, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kompania ende nuk ka pranuar rezultatet e analizave të mostrave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duke marrë parasysh që deri më sot nuk kemi pranuar rezultatet dhe pavarësisht kërkesave të shumta që i kemi bërë ndaj institucionit AUV, ne akoma nuk kemi pranuar rezultatet e analizave të mostrave”, thuhet më tej.

Kompania ka ngritur edhe pretendime lidhur me inspektimin e zhvilluar më , duke theksuar se gjatë atij procesi ka pasur persona që, sipas saj, janë prezantuar në cilësi të caktuara.

Reagon AUV: Analizat e qumështores “Vita” të marra në korrik janë ende në proces “Duke e konsideruar edhe vetë faktin që në inspektimin e datës , Këshilltarja Politike e Ministrisë së Bujqësisë na u ka prezantuar si inspektore, e njësoj ka bërë edhe pronari i kompanisë konkurrente, ne e kemi parë të udhës që të paralajmërojmë Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, që të ndërmarrin masa dhe të parandalojnë manipulimin me rezultatet e të gjitha mostrave që i ka marrë AUV, për brendet ‘Holla’ dhe ‘Vita’”, thuhet në reagim.

Vita kërkon që organet e drejtësisë të ndërmarrin veprimet e nevojshme për, siç pretendon kompania, të garantohet integriteti i procesit të analizimit të mostrave. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi