Shpërndaje në: Një grup ligjvënësish amerikanë po kërkojnë që takimi vjetor me rreth 57 vende anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbahet në Karolinën e Jugut, e jo në Serbi, duke nxjerrë në pah një mosmarrëveshje midis republikanëve në Kongres dhe marrëdhëniet komplekse të Washingtonit me vendin ballkanik, raportoi Reuters.
Kongresmeni republikan Joe Wilson të premten do t’ia prezantojë Kongresit një rezolutë të përbashkët me 40 bashkë-sponsorizues që bën thirrje që sesioni vjetor i vitit 2027 i OSBE-së të zhvillohet verën e ardhshme në Charleston, në Karolinën e Jugut, në vend që të mbahet në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, i cili shihet me preferencë nga republikanë të tjerë të profilit të lartë.
Të dy qytetet janë kandidatë për të pritur takimin vjetor të shteteve anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, një grupim që është përqendruar vitet e fundit në menaxhimin e pasojave të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ligjvënësit amerikanë kanë paraqitur argumente të ndryshme për vendin e tyre të preferuar.
Mosmarrëveshja mes tyre flet për një debat më të gjerë në Washington në lidhje me Serbinë, e cila ka lidhje të afërta si me Moskën ashtu edhe me administratën Trump, shkruan më tej Reuters.
Disa ligjvënës, të zhgënjyer nga lidhjet e thella ekonomike të Beogradit me Rusinë, kanë kërkuar një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë, e cila është një blerëse e rëndësishme e energjisë ruse si dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër kundërshtarit të SHBA-së.
Ligjvënës të tjerë kanë theksuar nevojën për angazhim të vazhdueshëm me qeverinë serbe në mënyrë që vendi, i cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, të jetë plotësisht në përputhje me Perëndimin.
Edhe Arbëri 20 min. më parë Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike Në një intervistë, Wilson kritikoi Serbinë për qëndrimin e saj armiqësor ndaj Kosovës, aleate e SHBA-së.
Ligjvënësit që bashkë-sponsorizojnë rezolutën e Ëilsonit përfshijnë edhe Ëilliam Keating, demokratin më të lartë në nënkomisionin për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka kritikuar publikisht qeverinë serbe për arsye të ndryshme.
Në një deklaratë, Keating tha se seanca vjetore duhet të mbahet në SHBA “për të nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë në institucionet shumëpalëshe”.
