Altin Aliu është futbollisti i ri i Partizanit

0%

Altin Aliu është futbollisti i ri i Partizanit. Është vetë klubi që e ka njoftuar afrimin e sulmuesit 26-vjeçar, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin për ta rinovuar vitin pasardhës.

Futbollisti nga Gjilani bëhet kështu përforcimi i parë në radhët e “të kuqve” në këtë merkato të verës dhe do t’i bashkohet trajnerit Florin Bratu në Pogradec, aty ku po zhvillohen edhe përgatitjet për sezonin e ri në Superiore. Së fundmi, Aliu ishte pjesë e ekipit të Malishevës në Superligën e Kosovës dhe kalon tek “Demat” si futbollist i lirë pasi i përfundoi kontrata edicionin e kaluar.

Kujtojmë se për “bomberin” e sulmit, interesim pati edhe nga Elbasani, por vetë lojtari që luan si anësor i majtë, zgjodhi të kalojë në kryeqytet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot