Vetëvritet i dyshuari në Roskovec disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe

0%

Shpërndaje në: Autori i dyshuar i vrasjes së ish-vjehrrit, plagosjes së ish-vjehrrës dhe marrjes peng të ish-të fejuarës në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Shqipëri dyshohet se ka kryer vetëvrasje në veturë disa orë pasi kreu krimin të premten, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Sipas Policisë, pasi ish-e fejuara e 35-vjeçarit u lirua falë ndërhyrjes së forcave policore, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e prokurorit, vijoi për disa orë negociatat me të dyshuarin me qëllim që ai të dorëzohej.

Sipas Policisë, pavarësisht përpjekjeve intensive që nisën që në orët e para të mëngjesit, i dyshuari nuk pranoi t’u bindet thirrjeve të policisë. “Rreth orës , ai dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”, ka thënë Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha