13 vjet burg për babain që tentoi ta vriste djalin në Stanoc të

0%

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 13 vjet burgim D.B., i cili akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit të tij dhe armëmbajtje pa leje. Aktgjykimi është shpallur më nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Sipas njoftimit të Gjykatës, D.B. është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti kishte ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i pandehuri kishte tentuar ta vriste djalin e tij.

Ngjarja ishte raportuar më , ndërsa D.B. kishte qenë në arrati për disa muaj. Ai ishte arrestuar më pas një pune operative nga autoritetet. Në kohën e arrestimit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar se personi me inicialet D.B. dyshohej për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com