Macron prin në BE për ndjekës në rrjetet sociale, Meloni e dyta, Merz

0%

Presidenti francez Emmanuel Macron është lideri më i ndjekur në rrjetet sociale në Bashkimin Evropian, me mbi 35.6 milionë ndjekës në të gjitha platformat kryesore. Sipas të dhënave të përmbledhura më nga World of Statistics, Macron kryeson renditjen e liderëve të vendeve të BE-së me gjithsej 35,651,257 ndjekës në platformat X, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe LinkedIn.

Në vendin e dytë renditet kryeministrja italiane Giorgia Meloni me afro 23 milionë ndjekës, ndërsa i treti është kryeministri spanjoll Pedro Sánchez me 6.8 milionë. Pesëshja e parë plotësohet nga kryeministri polak Donald Tusk me 4.4 milionë ndjekës dhe politikani hungarez Péter Magyar me rreth 3.9 milionë.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz nuk bën pjesë në mesin e liderëve më të ndjekur të BE-së. Ai renditet vetëm në vendin e tetë me 1,640,166 ndjekës, duke mbetur pas liderëve të Francës, Italisë, Spanjës, Polonisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Holandës. Po të ishte vendi i tij në BE, para Merz do të ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky, vetëm në Facebook la 1.6 milionë ndjekës. Pas Merzit në renditje vijnë politikani çek Andrej Babiš dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa lista vazhdon me kryeministrin belg Bart De Ëever, homologen daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Renditja është bazuar në numrin e kombinuar të ndjekësve në platformat X, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe LinkedIn për liderët që përfaqësojnë vendet e tyre në Këshillin Evropian. Të dhënat janë mbledhur më .

Burimi: Bota Sot