Volkswagen sjell hibridet e reja

0%

Volkswagen ka prezantuar sistemin e tij të parë full-hybrid, i cili do të jetë i disponueshëm në modelet Golf dhe T-Roc. Teknologjia e re kombinon drejtimin elektrik me efikasitet të lartë dhe autonomi të gjatë, pa pasur nevojë për karikim nga jashtë.

Sistemi i ri hibrid përbëhet nga dy motorë elektrikë dhe një motor benzine me turbo, duke ofruar konsum më të ulët të karburantit krahasuar me sistemet mild-hybrid. Energjia për lëvizjen elektrike krijohet gjatë vozitjes përmes rikuperimit të energjisë dhe nga motori me benzinë i kombinuar me një gjenerator.

Volkswagen ka njoftuar se versioni i parë i këtij sistemi do të ketë fuqi prej 125 kW (170 kuaj/fuqi). Automjetet mund të lëvizin përkohësisht vetëm me energji elektrike në përdorimin e përditshëm, ndërsa bateria karikohet gjatë vozitjes dhe nuk kërkon lidhje me një prizë elektrike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë teknologji, kompania gjermane synon të ofrojë një alternativë për shoferët që duan përfitimet e elektrifikimit, por pa varësinë nga stacionet e karikimit. Sistemi i ri synon uljen e konsumit të karburantit dhe të emetimeve të CO₂, duke ruajtur komoditetin dhe performancën e modeleve tradicionale. Modelet Golf Hybrid dhe T-Roc Hybrid pritet të dalin në treg në fund të vitit.

Me këtë hap, Volkswagen po zgjeron gamën e automjeteve të elektrifikuara dhe po hyn më fuqishëm në segmentin e hibrideve të plota, krahas modeleve elektrike dhe plug-in hibride.

Burimi: Telegrafi