Përfundon protesta e 53-të kundër Edi Ramës, qytetarët mbyllin

0%

Është mbyllur protesta e 53-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që kanë përfunduar marshimin në Tiranë duke bërë thirrje për një tjetër tubim ditën e nesërme para Parlamentit.

Në përfundim të protestës, organizatorët kanë ftuar qytetarët që të mblidhen sërish më 23 korrik, ditën kur Kuvendi zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion, përpara pushimit veror dhe rikthimit në shtator.

Nga podiumi i protestës, organizatorët njoftuan se tubimi do të nisë në orën në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Parlamentit, ku në orën është parashikuar nisja e seancës plenare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nesër më shumë!” dhe “Nesër n’Parlament”, ishte thirrja e fundit e qytetarëve që mbyllën marshimin para kryeministrisë, ku si çdo ditë përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Burimi: Bota Sot