Nis gjykimi i Radomir Deliqit, akuzohet për ekzekutimin e dhjetëra

0%

Në Gjykatën e Prishtinës sot, më , ka filluar gjykimi ndaj të akuzuarit Radomir Deliq, i cili ngarkohet me veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile, vepër që sipas Prokurorisë Speciale është kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në shqyrtimin fillestar, pasi prokurorja Florije Shamolli Salihu lexoi aktakuzën, Radomir Deliq deklaroi se nuk ndihet fajtor.

Aktakuza për këtë rast mban datën . Kryetare e trupit gjykues në këtë çështje penale është Donikë Shala Avdyli. Në seancë gjithashtu ishin të pranishëm edhe dy nga 11 të dëmtuarit, dëshmitarë të Prokurorisë. Çka thotë aktakuza?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i akuzuari ngarkohet se më në qytetin e Vushtrrisë, i uniformuar me veshje policore serbe, duke vepruar si zyrtar i MUP-it serb, ka kryer krime kundër popullatës civile.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari dyshohet se ka kryer këtë vepër penale në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë të forcave policore, ushtarake e paraushtarake serbe. Gjithnjë sipas aktakuzës, veprimet që i ka ndërmarrë i pandehuri me persona të tjerë kanë përfshirë vrasje, trajtim çnjerëzor, plaçkitje, dëbim të popullatës dhe veprime të tjera të kundërligjshme.

“…kanë kryer veprime te kundërligjshme kundër popullatës civile të pa armatosur dhe të pa përfshirë në luftë, duke perfshirë vrasje, trajtim çnjerëzor, torturim, frikësim, shkatërrim të pasurisë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare, ashtu që së pari popullatën civile shqiptare i kanë nxjerr me dhunë nga shtëpitë e tyre ku i kanë i dërguar në oborrin e shtëpisë së R.

Gj. dhe pastaj ka shtënë me armë zjarri të tipit AK-47 disa herë rafal në drejtim viktimës Sh. D. i cili nga plagët e marra ka vdekur në vend, giithashtu i pandehuri në datën e njëjtë rreth orës në shtëpinë e K.P. ka marrë pjesë në vrasjen e 71 viktimave civile shqiptare të pa armatosur dhe të pa përfshire në luftë, të cilët me dhunë i kanë vendos në oborrin e shtëpisë së K.P. dhe janë ekzekutuar, dhe pas vrasjes, trupat e këtyre viktimave shqiptare largohen nga vendi i krimit me kamion dhe dërgohen në bazën e Njësisë Speciale në Beograd” – thuhet tutje në dosjen e Prokurorisë.

Me këtë Prokuroria cilëson se i pandehuri ka kryer veprën penale – krimet e luftës kundër popullatës civile. Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu .

Burimi: Kallxo