Ministria e Ekonomisë organizon sesion informues për Skemën e

0%

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev), ka njoftuar se më 24 korrik do të organizojë një sesion informues në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër – Faza 2, i dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Sipas njoftimit, sesioni do të mbahet duke filluar nga ora në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.

“ Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe LuxDev, Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) se, në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër – Faza 2, do të organizohet një sesion informues .” Ministria bëri të ditur se gjatë këtij takimi bizneset do të informohen për procedurat e aplikimit dhe kriteret që duhet të plotësojnë për të përfituar nga skema.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“ Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen në mënyrë të detajuar për të gjitha aspektet e procesit të aplikimit, duke përfshirë procedurat, kriteret e pranueshmërisë, si dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

” Po ashtu, organizatorët theksojnë se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin përgjigje për të gjitha paqartësitë lidhur me procesin e aplikimit. “P o ashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin sqarime të drejtpërdrejta lidhur me çështjet që i interesojnë në kuadër të kësaj skeme.

” Ministria e Ekonomisë ka ftuar të gjitha ndërmarrjet e interesuara që të marrin pjesë në sesionin informues.

Burimi: Bota Sot